Dortmundi barazon

Futboll

Dortmundi barazon

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 20:37
Dortmund

Ndeshja mes Frankfurt dhe Dortmund ka përfunduar në barazimin 3:3.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-1, ku vendasit kaluan fillimisht dy herë në avantazh, e më pas Sabitzer i dërgoi në dhomat e zhveshjes me rezultatin e ngushtë 2-1.

Në të dytën, Dortmund gjen golin e barazimit në minutën e 54’ me anë të Moukoko, por Frankfurt gjen golin e avantazhit vetëm pak minuta më vonë me Chaibi. Brandt i jep baraspeshën skaudrës së tij pas asistimit të Adeyemi në minutën e 82’.

Me këtë rezultat, Dortmund renditet në vendin e katërt me 21 pikë, ndërsa Frankfrut në vendin e shtatë me 14 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat