Kosova barazon me Shqipërinë, mbyllë garën në Ligën e Kombeve

Futboll

Kosova barazon me Shqipërinë, mbyllë garën në Ligën e Kombeve

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 21:04
Kosova

Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve e ka përmbyllur me  barazim debutimin në Ligën e Kombeve.

Ndeshja me Shqipërinë është mbyllur me rezultat 1-1. 

Në ditën e parë të garave Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Skoacia e Azerbejxhani e sot në ditën e dytë edhe nga Holanda.

Gara është mbajtur në Skoci nën organizimin e Federatës Evropiane të Futbollit për të Amputuarit (EAFF) në bashkëpunim me UEFA-n. Kosova ishte pjesë e Ligës D bashkë me Skocinë, Azerbejxhanin, Holandën dhe Shqipërinë. 

Kjo ishte hera e parë që Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve mori pjesë në një garë të këtij niveli. 

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë se për ekipin e Kosovës, kjo ishte një përvojë e rëndësishme.

"Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të promovojë gjithëpërfshirjen në futboll dhe të mbështesë të gjitha grupet e shoqërisë për të shijuar bukurinë e lojës së futbollit", është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat