Dost reagon nga spitali

Futboll

Dost reagon nga spitali

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 22:13
Dost

Lajme të mira nga sulmuesi i Nijmegen, Bas Dost, i cili humbi ndjenjat në fushë në ndeshjen me Alkmaarin.

Nga spitali, ku u dërgua me urgjencë pas kolapsit në fundin e sfidës, 34-vjeçari qetëson opinionin sportive me një mesazh në rrjetet sociale.

“Jam mirë. Ndihma që mora në fushë ishte fantastike.

Tani jam në spital dhe ndihem mirë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj”.

Kujtojmë që ndeshja Alkmaar – Nijmegen u ndërpre përfundimisht në minutën e katërt shtesë. Organizatorët vendosën rezultati 1-2 do të mbetej përfundimtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat