Talenti i radhës që pritet t’i bashkohet Kombëtares

Futboll

Talenti i radhës që pritet t’i bashkohet Kombëtares

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 22:40
Veiper

Një tjetër prurje e bujshme duket se po bëhet gati nga Silvinjo për Kombëtaren shqiptare. Në skenë ka dalë emri i sulmuesit 18-vjeçar që aktivizohet te Mainz, Nelson Veiper.  

Burime të besueshme pranë FSHF-së, bëjnë me dije për “Panorama Sport”, se negociatat janë në rrugën e duhur dhe me shumë gjasa talenti me nënë shqiptare dhe baba gjerman do të zgjedhë të përfaqësojë Shqipërinë.  

Deri më tani Veiperi është pjesë e moshave të Gjermanisë, por jo për shumë gjatë, pasi së shpejti do të mbajë veshur fanellën kuqezi. Sulmuesi i Mainz, momentalisht është i dëmtuar dhe po rikuperohet pas një operacioni, teksa pritet të rikthehet në fushën e lojës në muajin janar.  

Vlen të theksohet fakti se Nelson Veiper ka dhe një vëlla, Henrik Veiper, i cili numëron 5 ndeshje me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë, teksa tashmë pritet që fanellën kuqezi ta veshë edhe Nelsoni, që sezonin e shkuar ua aktivizua 9 ndeshje në Bundesligë me Mainzin duke shënuar 2 gola. Ndërkohë që këtë sezon ka regjistruar 3 paraqitje, teksa rezulton i dëmtuar prej 2 shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat