Katër gola në "Diego Armando Maradona", Milani merr pikë! Rrahmani 46 minuta  

Futboll

Katër gola në "Diego Armando Maradona", Milani merr pikë! Rrahmani 46 minuta  

Nga: K. G. Më: 29 tetor 2023 Në ora: 22:38
Pamje nga ndeshja

Futbollisti Olivier Giroud është kreator që Milani mori pikë në terrenin e nxehtë "Diego Armando Maradona" në Napoli.

Napoli ndahet baras (2:2) me Milanin, në një ndeshje me kthesa në rezultat.

Milani ka avancuar me rezultat 0:2 me golat e futbollistit Olivier Giroud në minutën e 22-të e 31-të.

Politano në minutën e 50-të dhe Raspadori në atë të 63-tën, shënuan dhe barazuan rezultatin 2:2.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit titullar për Napolin dhe u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.

Natan i Napolit në minutën e 89-të u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.

Pas javës së 10-të në Serie A, Interi kryeson me 25 pikë, pasojnë Juventusi me 23, Milani 22 e Napoli 18 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat