Inzaghi thur elozhe për Asllanin

Futboll

Inzaghi thur elozhe për Asllanin

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 22:45
Inzaghi

Interi triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Romës, falë golit të Thuram, i cili dërgoi në rrjetë një aksion që nisi nga këmbët e Kristjan Asllanit, që nxori nga repertori i tij një silurë për Dimarkon, me këtë të fundit që shërbeu për Thuram që nuk fali duke tundur rrjetën.

Asllani u hodh në fushë në minutën e 75-të, në vendin e Çalhanoglu, teksa fjalët më të mira për shqiptarin shprehu dhe trajneri Inzagi pas ndeshjes.

I pyetur për aktivizimin e Asllanit, Inzaghi u shpreh: “Asllani erdhi me një personalitet të madh, po rritet shumë. Ka një vit e gjysmë këtu, e di që është ndryshe të luash tek Interi.

Por ai po i gdhend minutat vetes, sepse ai ka kualitet të madh dhe është një profesionist i madh. Jam shumë i lumtur me të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat