Zhizhoviç për Shkupin: Fitore e merituar

Futboll

Zhizhoviç për Shkupin: Fitore e merituar

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 22:49
Zhizhoviç

Skuadra e Shkupit në kuadër të javës së 12-të të elitës së futbollit maqedonas, ka shënuar fitore të pastër me 3:0, ndaj Rabotniçkit, ndërsa kjo ishte ndeshja e dhjetë e trajnerit Mlladen Zhizhoviç që kur mori kryesimin e ekipit.

Në udhëheqjen e trajnerit Zhizhoviç ekipi ka tetë fitore dhe dy barazime, si në ndeshjet e kampionatit, ashtu ato të Kupës dhe miqësore.

Për ndeshjen e sotme kundër Rabotniçkit, trajneri Zhizhoviç ka thënë se është fitore e merituar, duke shtuar se lojtarët luajtën në mënyrë maestrale dhe për këtë do të kenë si shpërblim dy ditë të lira.

“Mendoj se golin e parë e shënuam më shumë nga dëshirë, pasi që nuk kishim lojën tonë në gjysmë orën e parë të ndeshjes, por në përgjithësi pasi që hapën ndeshjen, shkuam në drejtim të cilën edhe dëshironim dhe më pas shënuam edhe dy gola dhe kishim edhe disa kundërsulme ku mendoj se kemi mundur të bëjmë edhe më shumë.

Por në përgjithësi mendoj se është fitore e merituar me 3-0, ishim shumë më të mirë e sidomos në pjesën e dytë. Mendoj se lojtarët luajtën një pjesë maestrale dhe për këtë do të kenë si shpërblim dy ditë të lira.

Na vjen një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, ajo kundër Vardarit për të cilën që tani fillojmë punën, ndërsa këtë ndeshje tash më e harrojmë.

Edhe pse jemi në vendin e parë, ne nuk mendojmë fare në rezultatet e ekipeve kundërshtare.

Duke marrë parasysh se djemtë kanë dhënë një angazhim shumë të madh, duke marrë parasysh se ishim pas në tabelë dhe kjo është shpërblim për futbollistët dhe shtytje për ta që të punojnë edhe më shumë për të marrë rezultate edhe më të mira”, tha Zhizhoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat