Guardiola: Nuk i poshtëruam

Futboll

Guardiola: Nuk i poshtëruam

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 23:00
Guardiola

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, në prononcimin pas fitores me Manchester United vlerësoi lojtarët e tij për paraqitjen e bërë.

“Të luash në këtë stadium fantastik (Old Trafford” e të fitosh… 5-10 minutat e para humbëm topa të thjeshtë dhe kjo ishte e rrezikshme.

Pastaj pas golit të dytë ne e qarkulluam mirë topin dhe mund të kishim shënuar më shumë gola. Goli i dytë na ndihmoi për të qenë më të qetë dhe më të përsosur”.

Për asistimin e Erling Haaland për Phil Foden: “Kjo do të thotë se sa altruist është ai. Është një djalë që dëshiron të shënojë gola, por nëse ka mundësi të pasojë.

Erling pati një shans të jashtëzakonshëm në fundin e pjesës së parë dhe Onana bëri një pritje të jashtëzakonshme.

Ata patën një rast me McTominay dhe Ederson bëri një pritje të shkëlqyer, por në pjesën e dytë, pas golit të dytë, ne ishim në maksimumin tonë.”

Respekti për Man. United: “Man. United gëzon shumë kur na mund, kështu që është normale për ne që të kënaqemi duke i mposhtur.

Shikoni si ishte sot për Sir Bobby Charlton. “Old Trafford” ishte i mrekullueshëm.

Ne respektojmë historinë dhe traditën dhe kemi fituar shumë në dekadën e fundit. Ne nuk bëmë ndonjë gjë shtesë për të poshtëruar kundërshtarët. Ishte gjithmonë e kundërta dhe kjo është arsyeja pse jam shumë krenar për klubin që përfaqësoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat