Duro: Na ndëshkoi mungesa e Krivanjevës, golat si rezultat i gabimeve në mbrojtje

Futboll

Duro: Na ndëshkoi mungesa e Krivanjevës, golat si rezultat i gabimeve në mbrojtje

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 23:30
Duro

Dy gabime në mbrojtje gjatë pjesës së parë të Struga Trim Lum, vendosën takimin e sotëm kundër Gostivarit, futbollistët e së cilës skuadër në 30 minutat e fundit të takimit më shumë aktruan në terren duke vonuar lojën, se sa ishin të interesuar për lojë.

Kështu e përshkruan takimin e sotëm trajneri Shpëtim Duro, i cili vuan edhe mungesën e Besart Krivanjevës, ndërsa në pjesën e dytë ishte i detyruar që të luaj edhe pa shërbimet e Sava Radiç.

“Filluam mirë ndeshjen, luajtëm mirë në 30minutat e para të takimit. Mendoj se në këtë periudhë duheshe të shfrytëzonim ato mundësi shënimi që i kishim.

U ndëshkuam nga dy kundërsulme në pjesën e parë, edhe atë si rezultat i gabimeve në mbrojtje.

Mungesa e Krivanjevës patjetër që u vërejtë. Ai është një lojtar i rëndësishëm në ekip dhe ishte shumë në formë, ashtu që na e prishi atë vendosje të përhershme.

Në pjesën e dytë shënuan dhe u kthyem në lojë, mirëpo më vjen keq pasi në 30 minutat e mbetura të ndeshjes, thjeshtë nuk mund të flitej për futboll.

Vetëm pauzë dhe lojë jo efektive, duke vonuar lojën.

Megjithatë duhet të reagojmë dhe të shohim ndeshjet që kemi në vazhdim, edhe atë shumë shpejtë që të mërkurën që vjen.” – u shpreh trajneri Shpëtim Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat