​Një investitor i huaj vjen te Llapi

Futboll

​Një investitor i huaj vjen te Llapi

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 09:10
​Një investitor i huaj vjen te Llapi

Te skuadra e Llapit nga sot do të ketë edhe një investitor të ri dhe ai kësaj radhe nuk është nga Kosova.

Klubi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me biznesmenin boshnjak Aldin Alimanovic i cili është bërë pjesë e klubit. Alimanovic jeton dhe vepron në Zvicërr teksa është pronar i kompanisë serioze dhe shumë të suksesshme, A.A Metallbau-Planung GmbH.

Sipas njoftimit të këshuar në faqen zyrtare të Llapit, presidenti i klubit Beqir Batatina kishte këmbëngulur për ta arritur këtë marrëveshje dhe gjithçka u mbyll me sukses pas disa takimeve radhazi.

“Kemi kënaqësinë t'iu njoftojmë se pas bisedimeve të vazhdueshme dhe insistimit të Presidentit të klubit z. Beqir Batatina dhe Nënkryetarit z. Bahri Ademi, bordit drejtues të KF Llapi i bashkohet biznesmeni boshnjak, Aldin Alimanovic. Presidenti Batatina dhe Nënkryetari Ademi në disa takime radhazi e kanë njoftuar Alimanovic për ecurinë dhe organizimin e klubit këtë edicion, me ambicie të qarta dhe një ekip serioz dhe konkurrues për trofe.”, thuhet në njoftimin e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat