“Zonja e Vjetër” nuk heq dorë nga talenti Italian

Futboll

“Zonja e Vjetër” nuk heq dorë nga talenti Italian

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 11:12
Nicolo Fagioli

Pavarësisht se i duhet të qëndrojë për 7 muaj jashtë fushave të blerta, pasi u përfshi në vënien e basteve sportive, sërish “bardhezinjtë” e Juventus duket se nuk dëshirojnë të heqin dorë nga 22-vjeçari i mesfushës, Nikolo Faxhioli.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italian, bordi i “Zonjës së Vjetër” ka arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së talentit italian, deri në vitin 2028, pavarësisht se ky i fundit rikthehet në fushë, vetëm në fundin e këtij sezoni.

Mesfushori ka pranuar se vinte baste, por bashkëpunoi me autoritetet gjatë hetimeve dhe kërkoi ndihmë për të trajtuar varësinë e tij nga bixhozi e për këtë arsye klubi nga Torino, e ka mbështetur mesfushorin, i cili ka vazhduar stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit, si dhe nuk ia ka cënuar rrogën e tij.

Deri më tani, nuk janë zbuluar ende detaje të kontratës, por pritet që të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës së tij, teksa kujtojmë se marrëveshja aktuale e 22-vjeçarit, me “bardhezinjtë” skadonte në vitin 2026 dhe përfitonte vetëm 1 milionë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat