Shqipëria luan ndaj Zvicrës

Futboll

Shqipëria luan ndaj Zvicrës

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 12:30
Shqipëria

Kombëtarja shqiptare U-19 për vajza mbylli dje përgatitjet për ndeshjen e fundit ndaj Zvicrës, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2024 për këtë grupmoshë.

Skuadra zhvilloi fillimisht përgatitje atletike pa topin dhe më pas ka punuar më shumë me topin, teksa trajneri Krepi dhe stafi i tij ka provuar vendosje të ndryshme në fushë dhe situata loje apo goditje në portë.

I gjithë grupi është stërvitur normalisht dhe nuk ka probleme fizike për asnjë nga vajzat kuqezi.

Shqipëria U-19 për vajza do të luajë nesër kundër Zvicrës ndeshjen e tretë dhe më të rëndësishme të këtij raundi të parë të eliminatoreve të Europianit 2024, duke qenë se do të vendoset edhe se cili ekip kalon direkt në Ligën A në raundin e dytë të këtij kompeticioni. Shqipëria renditet në vendin e dytë me 6 pikë, po aq sa Zvicra, që mban vendin e parë për shkak të golavarazhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat