Klubi i Lyon reagon

Futboll

Klubi i Lyon reagon

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 12:59
Autobusi

Një ngjarje e rëndë, e ndodhur mbrëmjen e së dielës, pak para fillimit të “klasikes” francez, Marseille-Lyon, ku mbeti i “plagosur” tekniku i këtyre të fundit, Fabio Grosso, nuk kishte si të lihej pa u vënë re nga klubi francez.

Kur autobusi i skuadrës së Lyon po afrohej pranë stadiumit, ultrasit të Marseille kanë sulmuar egërsisht mjetin ku ndodhej ekipi kundërshtar, duke i thyer pothuajse të gjithë xhamat dhe si pasojë ka mbetur i gjakosur rëndë trajneri i Lyon, italiani Fabio Grosso.

Për këtë aryse, këtë të martë, zyrtarët e klubit të Lyon kanë bërë një deklaratë nga ku dënëojnë rëndë vepremiet e tifozerisë kundërshtare, si dhe kanë njoftuar se do të bëjnë një ankesë në Federatë në ditët në vijim mbi këtë ngjarje.

“Të dielën në mbrëmje, në hyrje të stadiumit Velodrome, disa persona sulmuan me dhunë autobusin e Olympique Lyonnais, si edhe stafin e lojtarët. Por, edhe gjashtë autobusë me tifozë të Olympique Lyonnais ishin gjithashtu në shënjestër.

Në të vërtetë, dritaret e autobusit u thyen nga sende të rënda. Trajneri Fabio Grosso dhe ndihmësi i tij Raffaele Longo u goditën dhe u plagosën rëndë në fytyrë gjatë këtij sulmi. Lojtarët dhe stafi që ishin në autobus, gjithashtu u prekën thellë nga dhuna e këtij sulmi, të cilën Olympique Lyonnais e dënon ashpër.

Fillimisht, edhe pse në një moment të tillë ne nuk u dorëzuam, të nxitur nga guximi, trajneri dhe lojtarët kërkuan që sfida të luhej, por më pas, zyrtarët e klubit tonë dhe të Federatës u informuan për gjendjen fizike të Fabio Grosso dhe ndihmësit të tij Raffaele Longo, që ishte shumë më e rëndë se sa pritej, si dhe për gjendjen psikologjike të lojtarëve u vendos që takimi të shtyhet.

Klubi do të bëjë një ankesë në ditët në vijim dhe do të mbështesë këdo që dëshiron të bëjë të njëjtën gjë.

Së fundmi, Olympique Lyonnais shpreh keqardhjen që kjo lloj situate ndodh çdo vit në Marseille dhe u bën thirrje autoriteteve të marrin parasysh diçka të tillë dhe të evitojë përsëritjen e incidenteve të tilla përpara se të ndodhë një tragjedi edhe më e rëndë”,- shkruhet në njoftimin e klubit të Lyon.

Ndërkaq, kujtojmë se, kur autobusi i skuadrës së Lyon po afrohej pranë stadiumit, ultrasit të Marseille kanë sulmuar egërsisht mjetin ku ndodhej ekipi kundërshtar, duke i thyer pothuajse të gjithë  xhamat dhe si pasojë ka mbetur i gjakosur rëndë trajneri i Lyon, italiani Fabio Grosso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat