Telashe pafund te Manchester United

Futboll

Telashe pafund te Manchester United

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 13:53
Manchester United

Problemet e skuadrës së Manchester United nuk kanë të sosur, probleme që më së shumti kanë të bëjnë edhe me jetën e futbollistëve jashtë fushës së blertë. Këtë herë, në qendër të shënjestrës ka përfunduar sulmuesi anglez Marcus Rashford.

Sipas “Daily mail”, lojtari ëhstë kapur mat duke festuar me familjarë e miq në një diskotekë, pas humbjes së turpshme 0-3 që “djajtë e kuq” pësuan në derbin ndaj Manchester City. Në këtë sfidë, Rashford ishte larg lojërave të tij, gjë që ka ndodhur shpesh këtë sezon.

Një incident ky që mund të tensionojë edhe më shumë situatën brenda skuadrës apo edhe marrëdhënien mes lojtarit e trajnerit Ten Hag. Rashford ka qenë pak orë pas humbjes në një lokal nate në Chinawhite, për të festuar ditëlindjen e tij të 26-të. I pranishëm edhe shoku i tij i skuadrës Tyrell Malacia.

Mësohet se festa ka zgjatur deri në orën 03:30 të mëngjesit, moment që Rashford ka lënë lokalin, por nuk dihet nëse ajo ka vijuar edhe më tej. Burime zhprehen se fest aka qenë e rezervuar dhe në një zonë private.

Nuk dihet ende nëse trajneri Ten Hag do të marrë masa, siç ka ndodhur shpesh këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat