Alarmi në mbrojtje

Futboll

Alarmi në mbrojtje

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 15:23
Pioli

Alarmi në mbrojtje, Milani studion dy lojtarë të lirë që mund t'i marrë menjëherë

Ndizet alarmi në mbrojtje për Milanin, që do të duhet të bëjë pa shërbimet e Pierre Kalulu dhe Marco Pellegrino, të dy të dëmtuar në ndeshjen ndaj Napolit.

Në këto kushte, por edhe duke llogaritur faktin që Kjaer po shfaq probleme të vazhdueshme fizike, Stefano Pioli do të duhet të mbështetet vetëm në shërbimet e Thiaw dhe Tomori, që pavarësisht formës së mirë, do ta kenë thuajse të pamundur të përballojnë ngarkesën e lartë që ofron kalendari.

Në këto kushte kuqezinjtë po studiojnë tregun e futbollistëve me parametra zero, teksa në listë janë Jerome Boateng dhe Shkodran Mustafi, dy futbollistë me eksperiencë, megjithatë ka dyshime për formën e tyre fizike.

Pikërisht për këtë arsye, Pioli po provon edhe dy futbollistët e ekipit të të rinjve, Simiç e Bastesaghi, për të parë se sa mund të jenë në gjendje të mbushin boshllëkun e krijuar nga dëmtimet.

Një tjetër alternativë mund të bëhet edhe Calabria, që ka cilësitë e duhura për tqë’u përshtatur edhe në qendër të mbrojtjes. Megjithatë nëse Kalulu do t’i nënshtrohet operacionit, atëherë Milani do të jetë i detyruar të afrojë një tjetër mbrojtës, në mos tani, në janar, pasi sezoni është vërtetë i gjatë dhe i ngarkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat