Haziraj: Besoj që nga Theranda do të kthehemi me pikë të plota 

Futboll

Haziraj: Besoj që nga Theranda do të kthehemi me pikë të plota 

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 20:22
Rilind Haziraj

Ballkani i Therandës dhe Drita e Gjilanit synojnë që të vazhdojnë ecurinë e skuadrave të pamposhtura deri me tani në elitën e futbollit të Kosovës.

Ballkani është lider me 26 pikë, duke lënë pas Dritën me 22 sosh pas 11 jave të zhvilluara deri me tash.

Nuk duhet harruar faktin se Ballkan e Drita kanë nga një ndeshje më pak. 

Futbollisti i Dritës, Rilind Haziraj shpreson që me Dritën të kthehen të pamposhtur nga kryendeshja e nesërme në Therandë.

"Siç e dijmë nesër na pret një ndeshje derbi kundër FC Ballkanit, e cila sa është e vështirë është edhe e rëndësishme. Mendoj se jemi përgatitur në gjitha aspektet e mundshme si taktik, fizik apo psikik.

Besoj që nga Theranda do të kthehemi me pikë të plota", ka thënë Haziraj.

Ndeshja luhet në orën 13.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat