Lewandowski mund të pranojë ofertat arabe

Futboll

Lewandowski mund të pranojë ofertat arabe

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 21:46
Lewandowski

Barcelona nuk ka ndërmend të nënshkruajë me një qendërsulmues në afatin kalimtar të janarit edhe pse, në parim, duhet të forcohet me Vitor Roque.

Një afrim i rëndësishëm, edhe për të përballuar më mirë largimin e mundshëm të Robert Lewandowskit, i tunduar nga ofertat nga Arabia Saudite.

Kështu, tashmë po shikohen lëvizjet që do të kryhen në verë.

Klubi Blaugrana është i vëmendshëm ndaj të gjitha mundësive dhe një nga emrat më të njohur është ai i Santiago Giménez, sulmuesit të Feyeenord që po thyen të gjitha llojet e rekordeve në Holandë.

Meksikani ka shënuar 13 gola në 10 ndeshje në ligë dhe 15 në total që nga fillimi i sezonit; një futbollist që në moshën 22-vjeçare duket se ka shpërthyer përfundimisht, por që së fundmi ka rinovuar kontratën me klubin e Roterdamit, deri në vitin 2027.

E pamundur ta largosh me çmime të përballueshme; për Deco nuk është prioritet, edhe nëse lamtumira e mundshme e qendërsulmuesit polak mund të ndryshojë objektivat. Këtë e raporton Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat