Spanjollët pas argjentinasit

Futboll

Spanjollët pas argjentinasit

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 23:44
Julian Alvarez

Shefi skaut i Real Madrid, Juni Calafat, vazhdon të besojë se argjentinasi Julian Alvarez do të përshtatej në planet e “Los Blancos”.

Real Madrid verën e ardhshme do të punojë fort për nënshkrimin e një qendërsulmuesi, praktikisht një zëvendësues të Benzema, me francezin e larguar drejt Arabisë.

Në parim, Mbappe është emri i parë në këtë listë. Dëshirë mbetet edhe Haaland, por City nuk ka shanse ta lërë të lirë norvegjezin.

Kështu, Real Madrid është duke vëzhguar seriozisht nënshkrimin e 23 vjeçarit argjentinas të Manchester City, Julian Alvarez.

Në 65 ndeshje zyrtare me City, Alvarez ka shënuar 24 gola dhe ka asistuar 10 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat