Manchester United e do Griezmanni-n

Futboll

Manchester United e do Griezmanni-n

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 11:05
Griezmanni

Manchester United është duke shqyrtuar mundësinë për transferimin e yllit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Mediumi spanjoll “Ok Diario” raporton se “Djajtë e Kuq” e pëlqejnë tejet shumë francezin, andaj po shpresojnë në një marrëveshje qysh në janarin që po vjen.

Gjithnjë në bazë të raportit, ekziston një klauzolë lirimi në vlerën e 25 milionë euro që mund të bëhet aktive nga skuadra angleze nëse pajtohen me lojtarin.

Mirëpo, Man United fillimisht duhet ta bind Griezmannin, i cili është shumë i lumtur te Atletico, madje, francezi verën që lamë prapa kishte refuzuar një ofertë të “çmendur” financiare nga një klub arab.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat