Vjen përgjigjja e Zinedin Zidanit

Futboll

Vjen përgjigjja e Zinedin Zidanit

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 11:15
Zinedin Zidan

Zinedin Zidan më në fund u është përgjigjur thashethemeve se nëse ai mund të bëhet trajner i Man. Junajtedit.

Holandezi Erik ten Hag është nën presion te “Djajtë e Kuq”, shkaku i rezultateve të dobëta, ndërsa ka shpenzuar mbi 500 milionë euro për transferime.

Shumë media ndërkombëtare e kanë lidhur Zizoun me një kalim në “Old Trafford”, ndërsa ish-trajneri i Real Madridit tashmë ka folur publikisht në lidhje me të ardhmen e tij.

“Kur isha lojtar, mund të zgjidhja pothuajse çdo klub.

Si trajner, nuk ka 50 klube ku mund të shkoj. Ka dy ose tre mundësi. Nëse kthehem në një klub, është për të fituar. Këtë e them me modesti.

Kjo është arsyeja pse unë nuk mund të shkoj askund”, ka thënë fillimisht Zidan në një intervistë për L’Equipe.

“Për arsye të tjera, gjithashtu, mund të mos mund të shkoj kudo.

Cilat? Gjuha, për shembull. Disa kushte i bëjnë gjërat më të vështira. Kur njerëzit më thonë: ‘A dëshiron të shkosh në Mançester?’

Unë e kuptoj anglishten, por nuk e zotëroj plotësisht atë.

E di që ka trajnerë që shkojnë në klube pa e folur gjuhën, por unë punoj ndryshe. Për të fituar, shumë elemente hyjnë në lojë. Është një kontekst global. Unë, e di se çfarë më duhet për të fituar”, ka shtuar më tej trajneri francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat