Allegri humbet për një muaj titullarin

Futboll

Allegri humbet për një muaj titullarin

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 11:53
Massimiliano Allegri

Një lajm i mirë dhe një lajm i keq për trajnerin Massimiliano Allegri, që përgatit Juventus për ndeshjet e radhës.

Sulmuesi amerikan Timothy Weah, që në ndeshjen e fundit ndaj Verona pati një lodhje muskulore, ka pësuar një dëmtim të shkallës së parë të kofshës së djathtë.

Pasi ka kryer analizat mjekësore, u konfirmua se Weah nuk do të jetë në dy ndeshjet e radhës që bardhezinjtë do të luajnë në kampionat ndaj Fiorentina dhe Cagliari. Stafi mjekësor synon ta rikuperojë sulmuesin për ndeshjen e madhe të 26 nëntor ndaj Inter, pas pushimit të kampionatit për ndeshjet eliminatore të Euro 2024.

Weah ka koleksinuar deri më tani 10 ndeshje me Juventus, por ka qenë titullar në tri takimet e fundit: Ndaj Torino, Milan dhe Verona, ku në këtë të fundit u detyrua të lërë para kohe fushën e lojës. Mungesa e tij është një problem i madh për trajnerin Allegri, që pritet ta zëvendësojë me McKennie.

Ndërkohë, pritet të rikthehet nga dëmtimi i një muaji më parë mbrojtësi brazilian Danilo. Ai ishte dëmtuar me kombëtaren tri javë më parë.

Sipas mediave italiane, lojtari do të jetë në dispozicion të skuadrës që në ndeshjen e radhës ndaj Fiorentinës, ku pritet të jetë titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat