Të luhet në fushë asnjanëse

Futboll

Të luhet në fushë asnjanëse

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Pas sulmueve që ndodhën jashtë jashtë stadiumit Velodrome, në Marsejë, ku u sulmua nga tifozët vendës autobusi i Lyonit (trajneri italian Grosso ishte më i dëmtuari), klubi mik kërkon që ndeshja të luhet në fushë neutrale.

Skuadra e Fabio Grossos u gjend papritur nën “rrebeshin” e gurëve dhe për fat të keq italiani pësoi lëndime serioze.

“Sot nuk plotësohen kushtet e sigurisë për të luajtur në Marsejë.

Prandaj duhet të luajmë në një fushë neutrale”, – deklaroi drejtori i përgjithshëm i Lyonit, Vincent Ponsot. – “Ne duam ta riluajmë ndeshjen, lojtarët nuk kanë asnjë lidhje me të.

Ajo që duam është që të garantohet siguria e lojtarëve tanë. Ata janë atje për të luajtur futboll dhe ajo që ne kërkojmë është që të mos marrin një bllok betoni në kokë”.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i OL, Xavier Pierrot, njoftoi gjithashtu se në ditët në vijim do të paraqiten padi të tjera në lidhje me atë që ndodhi mbrëmjen e së dielës (29 tetor):

“Shumica e padive do të paraqiten nga Fabio Grosso dhe anëtarët e menaxhimit, pastaj nga klubi.

Qëllimi i këtyre padive është të sigurohet një “rast solid” për drejtësinë. Pasi të jenë identifikuar përgjegjësit, ne do të bëjmë një ankesë nominale ndaj këtyre personave.”​.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat