Shënojnë Ibraimi, Mazrekaj, Tairi e Jaroviq, Struga turpëron Vardarin e Shkupit

Futboll

Shënojnë Ibraimi, Mazrekaj, Tairi e Jaroviq, Struga turpëron Vardarin e Shkupit

Nga: K.G. Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 15:11
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum, kampion në fuqi i Maqedonisë së Veriut, ka treguar lojë të madhe sidomos në pjesën e dytë, ku e mbushën portën e Vardarit të Shkupit.

Skuadra shqiptare e ka turpëruar me rezultat 4:0 Vardarin e Shkupit në kuadër të ndeshjes së mbetu të javës së pestë.

Pjesa e parë mbyllet baras (0:0) por e dyta ishte një këngë tjetër dhe një Strugë ashtu siç i ka hije.

Futbollistët Besart Ibraimi (56'), Mentor Mazrekaj (75'), Hadis Tairi (84') e Senad Jaroviq (90+4’), realizuan për fitoren e thellë të Strugës.

Pas javës së 12-të, tre skuadra shqiptare janë në tre vendet e para, Shkupi kryeson me 25 pikë, pasojnë Shkëndija me 25, Struga Trim Lum 24 dhe Vardari renditet në fund (i 12-ti) me 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat