Ausilio tregon prapaskenën

Futboll

Ausilio tregon prapaskenën

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 15:26
Piero Ausilio

Piero Ausilio regjistron plot 25 vite tek Interi, si një ndër drejtorët sportive më të suksesshëm në të gjithë Europën. Në një intervistë, ai ka folur gjatë për këtë karrierë profesionale të jashtëzakonshme me klubin zikaltër.

Një nga pikat ku është ndalur më shumë është blerja e Lautaro Martinez nga Racing, një sulmues që nuk e njihte askush dhe sot, ai mbanë në krah shiritin e kapitenit dhe është një ndër sulmuesit më të mirë të europës.

“Historia e nënshkrimit të Lautaros është një histori e veçantë. Ai ishte drejt Atleticos për të nënshkruar dhe unë nuk doja ta lija të më ikte nga duart një lojtar me premise si ai, e ndjeja që mund të bëhej një top lojtar profesionist.

Mora avionin duke e ditur që kisha vetëm 1% shans për të firmosur me të. Ishin katër ditë të çmendura. Kishte një klauzolë që Lautaro nuk dëshironte ta aktivizonte sepse ishte shumë i lidhur me klubin e tij argjentinas.

Por ia arrita qëllimit tim, sepse kishte një punë të shkëlqyer ekipore brenda klubit tonë. Zanetti më dha një dorë të mirë, pasi kishte reputacion botëror dhe ishte një argjentinas ashtu si Lautaro. Pastaj ishte edhe Diego Milito, në atë kohë drejtori sportive i Racing ku luante ai.

Në fund bëra bashkë me të tjerët të mundur nënshkrimin e Lautaros, që sot jam shumë i lumtur që e kemi në ekip”, është shprehur Ausilio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat