Lecce eliminohet nga Kupa e Italisë

Futboll

Lecce eliminohet nga Kupa e Italisë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 23:28
Lecce

Lecce eliminohet nga Kupa e Italisë, ndërsa ra në shtëpi ndaj Parmës, më sfidën e raundit të 1/16-ave që u mbyll me rezultatin 2:4.

Miqtë zhbllokuan takimin që në minutën e 9’ me Sohm, ndërsa Bonny dyfishoi avantazhin në minutën e 29’.

Skuadra e Ramadanit dhe Berishës, me dy shqiptarët që e nisën këtë takim si titullarë, reagoi në fraksionin e dytë. Në minutën e 54’ Piçoli rihapi sfidën, teksa Strefezza barazoi në minutën e 76’.

Gjithçka po shkonte mirë për Lecce-n deri në minutën e 90+4’, kur një autogol i Pongracic riktheu Parmën në avantazh.

Në fund takimi u vulos nga Man, që shënoi në minutën e 90+7’ nga pika e bardhë e penalltisë.

Kështu Lecce eliminohet në raundin e 1/16-ave, teksa Parma siguron fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë.

Ndërsa Genoa fitoi në shtesë ndaj Reggiana-s, të cilën e mundi me rezultatin 2-1 dhe siguroi kualifkimin për raundin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat