​Suarez bëhet me skuadër të re

Futboll

​Suarez bëhet me skuadër të re

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 10:11
Luis Suarez

Luis Suarez është përforcimi i ri i Inter Miami.

Sulmuesi uruguaian do ta mbyllë vitin në Gremio dhe do t'i bashkohet skuadrës së Lionel Messit në vitin 2024.

Kontrata e tij do të jetë për një sezon dhe klubi do të ketë mundësi ta zgjasë atë edhe për një tjetër.

Qendërsulmuesi uruguaian, siç theksohet nga “Tyc Sport”, do t'i bashkohet gjithashtu shokëve të tij të vjetër Jordi Alba dhe Sergio Busquets.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat