Real Madridi e kërkon me çdo kusht

Futboll

Real Madridi e kërkon me çdo kusht

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 11:31
Alphonso Davies

Real Madridi e ka seriozisht për Alphonso Davies.

Konfirmimi është dhënë nga portali Relevo, teksa sipas tyre, Los Blancos e konsiderojnë anësorin kanadez si një nga objektivat kryesor për sezonin e ardhshëm.

Fiorentino Perez është i sigurt për arritjen e një marrëveshje me Bayernin për transferimin e Davies, për ta sjellë atë në La Liga në vitin 2024. Një ofertë prej 50 milionë euro është gati nga Madridi për të bindur klubin gjerman që ta shesë 23-vjeçarin në muajt e ardhshëm.

Në një intervistë të dhënë verën e kaluar për TST Sports, Davies shpjegoi se nuk donte të largohej nga kampionët gjermanë.

“Ka thashetheme për një transferim, por në fund ato janë vetëm thashetheme. Unë ende kam kontratë dyvjeçare me Bayern Munichun. Qëllimi im kryesor është të luaj për këtë klub dhe të ndihmoj sa më shumë skuadrën”, ishin deklaratat e tij.

Gjithsesi verën e ardhshme me shumë mundësi ai do të tundohet nga oferta e klubit mbretëror..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat