Muller: Vetëm tre ose katër lojtarë dinë të respektojnë mbështetjen e tifozëve

Futboll

Muller: Vetëm tre ose katër lojtarë dinë të respektojnë mbështetjen e tifozëve

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 11:48
Muller

Thomas Muller ka kritikuar bashkëlojtarët e tij pas eliminimit turpërues në kupa nga skuadra pak e njohur, Saarbrucken. Ylli gjerman ka thënë se janë vetëm tre-katër lojtarë që dinë të çmojnë mbështetjen e tifozëve.

Kjo pasi që vetëm Müller, Kimmih dhe Matis Tel iu afruan tifozëve Bayernit pas ndeshjes, ndërsa pjesa tjetër shkuan në zhveshtore.

“Kritika është absolutisht e kuptueshme nga tifozët.

Nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me lojën apo rezultatin. Ajo që zhgënjen është se vetëm tre ose katër lojtarë dinë të respektojnë mbështetjen e tifozëve.

Ata erdhën për ne duke bërë shumë kilometra dhe lojtarët nuk i respektuan. Sigurisht që nuk funksionon kështu” ka thënë Muller.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat