Reali gati të paguajë klauzolën e mbrojtësit portugez te Sportingu

Futboll

Reali gati të paguajë klauzolën e mbrojtësit portugez te Sportingu

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 11:49
Perez

Skuadra e Real Madrid vijon procesin e rinovimit të skuadrës dhe ndërtimit të një ekipi me yje.

Objektivi i radhës i “Los Blancos” është mbrojtësi portugez Gonzalo Inacio, që luan me Sporting CP. Për të është interesuar edhe Liverpulli. 22-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2027 me portugezët dhe një klauzolë prej 60 milionë eurosh për t’u larguar.

Sipas të përditshmes spanjolles “AS”, skuadra e Real Madrid është gati të paguajë këtë shumë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të qendrës.

Kjo lëvizje në merkato bëhet për shkak të problemeve fizike që ka patur Eder Militao, që do të mungojë gjatë. Gonzalo Inacio po shkëlqen edhe me kombëtaren e Portugalisë, me dy gola të shënuara në 4 ndeshje.

Edhe vetë Inacio ka shprehur dëshirën e tij për t’u tansferuar në Madrid, për të ndjekur gjurmët e idhujve të tij, Figo e Kristiano Ronaldo. Skuadra madrilène ka nisur pa shumë zhurmë bisedimet për të gjetur një marrëveshje me Sporting, për të siguruar shërbimet e mbrojtësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat