Kupa e Italisë, mësohen dyshet dhe datat e çerekfinales

Futboll

Kupa e Italisë, mësohen dyshet dhe datat e çerekfinales

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Skuadrat e Lacios, Interit, Juventusit dhe Romës, që më parë kishin njohur rivalet e tyre, ndërsa dje edhe Milani me Fiorentinën kanë mësuar emrat e rivalëve.

Për “kuqezinjtë” në çerekfinale do të jetë Kaljari, ndërkohë që Fiorentina do të sfidojë Parmën.

Torino-Frozinone dhe Sasuolo-Specia, do të nxjerrin ekipet që në turin pasardhës do të sfidojnë respektivisht Napolin dhe Atalantën. Më 5 dhjetor, Lacio sfidon Xhenoa-n, ndërsa një ditë më vonë Fiorentina përballet me Parmën.

Ndërkohë fituesi i sfidës në mes Frosionones dhe Torinos, më 19 dhjetor përballet me Napolin. Dhe më 20 dhjetor Interi mirëpret Bolonjën në sfidën e çerekfinales.

Ndërkohë që disa skuadra kanë mësuar edhe oraret e ndeshjeve të tyre, ato që do të luajnë me 2 janar 2024 presin të informohen për oraret përkatëse. Sfidat e vitit 2024 janë: Milani-Kajlari, Juventusi-Salernitana, Roma – Kreomoneze, Atalanta – Sasuolo/Specia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat