Bavarezët humbasin De Ligt për disa javë

Futboll

Bavarezët humbasin De Ligt për disa javë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 17:55
Matthijs de Ligt

Bayern Munich dhe kombëtarja holandeze janë në ankth për Matthijs de Ligt.

Siç raporton “Bild”, testet, të cilave iu nënshtrua ish-mbrojtësi i Juventusit në orët e fundit kanë nxjerrë në pah një dëmtim të ligamentit kruciat dhe kapsulës së gjurit të djathtë.

Holandezi i lindur në vitin 1999 u dëmtua në ndeshjen e djeshme të “DFB-Pokal” kundër Saarbrucken, skuadër që luan në kategorinë e tretë gjermane, duke u larguar nga fusha tashmë në minutën e 25-të.

Një dëmtim që kërkon të paktën 4 deri në 6 javë për t’u rikuperuar.  

Sikurse duket, humbja (dhe eliminimi) i bujshëm i Bayern Munich kundër Saarbrucken, nuk është i vetmi lajm hidhërues për Thomas Tuchel.

Trajneri i bavarezëve ka vënë menjëherë duart në kokë, një shenjë shqetësimi për gjendjen e gjurit të holandezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat