​Mësohet se kush i kidnapoi prindërit e Luis Diaz

Futboll

​Mësohet se kush i kidnapoi prindërit e Luis Diaz

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 18:39
Luis Diaz

Qeveria e Kolumbisë e ka konfirmuar se babai i yllit të Liverpoolit, Luis Diaz ende nuk është gjetur, që prej se u kidnapua nga një grup i armatosur.

Sipas qeverisë kolumbiane, National Liberatoin Army apo ndryshe në gjuhën shqipe, Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN) është grupi i armatosur përgjegjës për kidnapimin e prindërve të Diaz.

Babai i Diaz, Luis Manuel Diaz, është zhdukur që disa ditë. Edhe nëna e Diaz ishte kidnapuar, por ishte liruar brenda disa orëve, ndërkaq babai i Diaz ende mbetet i kidnapuar.

Ende nuk dihet motivi i ELN për të kidnapuar prindërit e Diaz, sidoqoftë, spekulohet se qëllimi kryesorë është përfitimi financiar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat