Progni fiton gjyqin në FIFA ndaj Llapit

Futboll

Progni fiton gjyqin në FIFA ndaj Llapit

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 20:09
Gerhard Progni

Sulmuesi Gerhard Progni i cili shkëlqeu në Superligën e Kosovës ka fituar gjyqin në FIFA me skuadrën e Llapit.

Progni u transferua te skuadra e Tahir Batatinës në qershor të vitit 2022, por aventura e tij nuk zgjati shumë, pasi lojtari në sezonin pranveror, më saktë në prill të vitit 2023 u largua nga KF Llapi, në atë kohë për arsye të paqarta.

Megjithatë, futbollisti pas largimit ka vendosur që t’i drejtohet FIFA-s, për pagat e prapambetura nga klubi i Llapit.

Sipas gGazetaBlic Sport’, Progni nuk ishte paguar prej disa muajsh te KF Llapi, e më pas çështja e tij pas largimit shkoi në FIFA, ashtu siç është rregullorja për lojtarët që llogariten të huaj.

Rasti i Prognit me KF Llapin është zgjidhur tashmë nga ana e FIFA-s, që ka dhënë verdiktin në favor të lojtarit. Futbollisti ka fituar gjyqin ndaj KF Llapit me 7 shtator, 2023. Klubi i Llapit i detyrohet Prognit pagesën e pesë pagave (periudhat shkurt-qershor) dhe një kësti. Sipas burimeve jozyrtare, klubi i Llapit ende nuk ia ka paguar pesë pagat futbollistit nga Shqipëria, Gerhard Progni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat