Ibrahimoviçi shqiptar i shënon Torinos në Kupën e Italisë

Futboll

Ibrahimoviçi shqiptar i shënon Torinos në Kupën e Italisë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 21:47
Ibrahimoviçi

Ibrahimoviçi shqiptar i shënon Torinos në Kupën e Italisë pas 5 minutave lojë!

Arijon Ibrahimoviç është shndërruar menjëherë në protagonist në ndeshjen e tij të parë si titullar me skuadrën e Frosinones në Kupën e Italisë përballë Torinos.

17-vjeçarit i kanë mjaftuar vetëm 5 minuta për të gjetur golin e parë me skuadrën e tij të re.

Ibrahimoviç ende nuk e ka zgjedhur kombëtaren për të cilën do të luajë në të ardhmen, i cili është midis Shqipërisë, Kosovës dhe Gjermanisë, teksa 17-vjeçari është i huazuar te Frosinone nga Bajerni i Mynihut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat