Tuci i papërmbajtshëm, i shënon edhe skuadrës kryesuese

Futboll

Tuci i papërmbajtshëm, i shënon edhe skuadrës kryesuese

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 19:16
Indrit Tuci 

Indrit Tuci nuk ndalet në Kroaci. Sulmuesi kurbinas ndodhet në formë të shkëlqyer dhe sot ka gjetur golin e radhës me Lokomotivën e Zagrebit.

23-vjeçari zhbllokoi në minutën e 27’ duelin shtëpiak përballë Rijekës kryesuese, duke kaluar Lokomotivën në avantazh.

Tuci fitoi duelin e shpejtësisë me mbrojtësin kundërshtar dhe dërgoi topin saktësisht në rrjetën e Rijekës.

Ky është goli i pestë sezonal në HNL për sulmuesin shqiptar, i cili shënoi edhe në derbin e kryeqytetit përballë Dinamos fundjavën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat