Garcia: Osimhen nuk më intereson

Futboll

Garcia: Osimhen nuk më intereson

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 22:56
Garcia

Pas barazimit ndaj Milanit, Napoli rikthehet sërish në fushë, këtë herë për sfidën ndaj Salernitanës, teksa trajneri Rudi Garcia kërkon përqendrim maksimal për të marrë 3 pikët, aq të domosdoshme për kampionët në fuqi të Italisë.

“Në Napoli ndihem mirë dhe sa herë që ka ndonjë stuhi, të gjithë më inkurajojnë. Ndaj Milanit pësuam gol në dy aksionet e tyre të para, por reaguam mirë.

Tani ajo ndeshje nuk luhet sërish, ndaj duhet të shohim përpara dhe sfida e radhës është ndaj Salernitanës. Jemi 7 pikë ;larg kreut, por ka ende edhe 70% të ndeshjeve për t’u luajtur, ndaj kemi kohë për të rikuperuar”, tha tekniku i Napolit.

Garcia ka komentuar edhe situatën e sulmuesit kryesor të Napolit, Victor Osimhen, i cili vijon të qëndrojë në Nigeri, për t’u rikuperuar nga dëmtimi.

“Ai është i dëmtuar dhe ka rënë dakord me klubin që të vijojë riaftësimin në shtëpi. Mjekët më kanë thënë se po ndjek me rigorozitet këshillat dhe javën e ardhshme do të kthehet në Napoli.

Megjithatë për momentin nuk më intereson shumë Osimhen, por ata që janë të gatshëm për të luajtur”, u shpreh trajneri.

Napoi do të sfidojë Salernitanën të shtunën në orën 15:00 në transfertë, me synimin të marrë një fitore që do të rikthente qetësinë në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat