Verilindorët kërkojnë fitoren ndaj Dinamo Cityt

Futboll

Verilindorët kërkojnë fitoren ndaj Dinamo Cityt

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Kukësi ka një sfidë interesante në luftën për mbijetesë në Kategorinë Superiore.

Në kuadrin e javës së dymbëdhjetë, skuadra e Stavri Nicës të dielën në ora 13:30 në “Zeqir Imeri” do të ketë përballë Dinamo Sitin. 13 pikë Kukësi e 11 pikë Dinamo, ndërsa të dyja skuadrat kanë nevojë të madhe për pikë.

Verilindorët i kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve të tyre, ndërsa një ditë përpara ndeshjes janë grumbulluar në Kukës. Situata nuk duket e mirë në kampin e Kukësit, aq më tepër që Nica do të duhet të modifikojë formacionin.

Sepse aktualisht numërohen katër lojtarë të dëmtuar, të cilët nuk janë të disponueshëm për sfidën me blutë e kryeqytetit. Kështu për arsye dëmtimi do të mungojë Franci Lala.

Po për të njëjtën arsye dhe Daniel Mamah, Abdou Mbarak dhe Françesko Hasaj. Të paktën në një farë mënyrë rekuperohen forcat teksa nga dëmtimi kthehet Endri Reçi.

Por përtej këtyre vështirësive, kukësianët kërkojnë fitoren, ndërsa duket se kanë kthyer tashmë në një sfidë personale luftën me gjyqtarët, apo zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët janë në pozicionin e delegatit. Tashmë ka emra që kukësianët nuk i duan më në ndeshjet e tyre, ndërsa shpresohet që nëpërmjet një loje Fair-Play të kthehen tek fitorja e munguar në sfidën me Dinamon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat