Formacionet zyrtare Feronikeli 74 - Malisheva

Futboll

Formacionet zyrtare Feronikeli 74 - Malisheva

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 12:16
Formacioni i Malishevës

Xhiro e 13-të në elitën e futbollit kosovar Albi Mall Superligë starton sot, por që është vetëm një ndeshje në program për tu zhvilluar.  

Dueli i vetëm i ditës së sotme do të luhet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, ku Feronikeli ’74 është nikoqir i Malishevës.  

Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitorja pas dy humbjeve të njëpasnjëshme dhe ndodhen në pjesën e poshtme të tabelës.  

Në anën tjetër mysafirët janë të motivuar pas fitores në mesjavë ndaj Prishtinës dhe kërkojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

 Formacionet zyrtare:  Feronikeli ’74: Bujupi, Aliti, Lladrovci, Bruqi, Bardhoku, Avdyli, Rrahmani, Cervadiku, Berisha, Shabani, Bachare.  Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu, Brruti, Vitija, Mustafa, Hoti, Hazrollaj, Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat