Shkupi thellon krizën e Vardarit

Futboll

Shkupi thellon krizën e Vardarit

Nga: K. G. Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 14:57
Pamje nga ndeshja

Skuadra shqiptare, Shkupi, ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Vardarit.

Kjo ndeshje ishte edhe derbi i kryeqytetit në Maqedoni të Veriut, të paktën në letër, ndërsa Shkupi arkëtoi tre pikë dhe është lider i kampionatit.

Futbollisti Arbi Vosha ka shënuar në minutën e 25-të e Issah Kuka në atë të 74-tën.

Shkupi kryeson me 28 pikë, duke lënë pas Struga Trim Lum me 27 e Shkëndijen me 25 dhe Vardari është në fund me 11 pikë pas 13 jave.

Vardari është në krizë të thellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat