Tifozët besojnë

Futboll

Tifozët besojnë

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 15:12
Tifozët

Thiago Motta po bën një punë të shkëlqyer te Bologna. Ish-mesfushori i njohur, ka krijuar një grup të fortë, që lufton pa frikë përballë çdo kundërshtari dhe zhvillon një futboll të bukur.

Mbi të gjitha rezultativ, teksa fitorja ndaj Lazio ka ngjitur Bologna-n në vendin e gjashtë në Serie A.

Tifozët kanë nisur të ëndërrojnë rikthimin në Europë, por italo-braziliani nuk “fluturon”. Ndaj skuadrës së Sarrit u regjistrua rezultati i dhjetë radhazi pozitiv. Bologna ka humbur vetëm takimin e parë ndaj “kuqezinjve” të Milan, me rezultatin 0 me 2. Më pas 4 fitore dhe 6 barazime në kampionat.

Bashkë me “zikaltërit” e Inter e “bardhezinjtë” e Juventus, “kuqeblutë” janë skuadra me më pak humbje deri tani në kampionatin italian, me  7 herë kampionët e Italisë, që nuk kishin bërë një nisje kaq pozitive në Serie A prej sezonit 1979/1980, edicion ky që u mbyll me fitimin e Kupës së Italisë për herë të parë në histori..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat