Formacionet e sfidës Roma - Lecce

Futboll

Formacionet e sfidës Roma - Lecce

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 17:12
Formacionet

“Gladiatorët” e Jose Mourinho do të presin pasditen e kësaj të diele, në “Stadio Olimpico”, Lecce-n e Ylber Ramadanit, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Përsa i përket formacioneve Jose Mourinho i ka rreshtuar “Ujkonjat” e tij, me formulën e zakonshme, 3-5-2, ku në portë është vendosur “gardiani” portugez, Rui Patricio e para tij Ndicka, Llorente e Mancini.

Në krahët e mesfushës janë El Shaaraëy e Karsdrop, me qendrën që mbulohet nga Aouar, Cristante e Raul Bove, ndërsa dyshja e sulmit përbëhet nga “bomberi” belg, Romelu Lukaku e “fantazisti” argjentinas, Paolo Dybala.

Në krahun tjetër, tekniku D’Aversa i ka rreshtuar djemtë e tij, me formacionin 4-3-3, ku në portë është Falcone e para tij Gendrey, Pongracic, Baschirotto e Dorgu. Në mesfushë janë vendosur Kaba, Rafia, si dhe “lideri” i skuadrës, Ylber Ramadani, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Almqvist, Krstovic e Banda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat