Cagliari mposht në shtëpi Genoan

Futboll

Cagliari mposht në shtëpi Genoan

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 17:36
Pamje nga ndeshja

Cagliari fitoi në shtëpi teksa mposhti me shifrat 2-1, Genoan.

Të tre golat e ndeshjes u shënuan në fraksionin e dytë të sfidës teksa ata që kaluan të parët në avantazh ishin vendasit

. Ai që zhbllokoi shifrat ishte Viola në minutën e 48-të.

Por, i menjëhershëm reagimi i Genoas që barazoi vetëm tre minuta më pas me anë të Albert Gudmunsson.

Megjithatë, skuadra nga Sardenja e kërkoi me ngulm fitoren dhe u rikthye sërish në avantazh në të 69-tën kur gjeti rrugën e rrjetës Zappa.

Këtë herë vendasit e ruajtën deri në fund avantazhin dhe morën tre pikë me shumë vlera teksa koleksionuan fitoren e dytë radhazi. Aktualisht, Cagliari i Claudio Ranierit renditet në vendin e 17 me nëntë pikë. Nga ana tjetër, Genoa renditet në vendin e 15 me 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat