Gabon dhe shkakton autogol me Aston Vilën

Futboll

Gabon dhe shkakton autogol me Aston Vilën

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Gjashtë ditë më parë, në ceremoninë e “Topit të Artë” , portieri i kombëtares argjentinase, Emiliano Martinez e fitoi çmimin e portierit të vitit.

Por mesa duket portierit të Aston Vilës akoma nuk i ka dalë “dehja”e suksesit, pasi sot bëri një gabim në Premier Ligë, duke shkaktuar autogol.

Portieri argjentinasi u vlerësua në fillim të kësaj jave me trofeun “Lev Jashin” për paraqitjet e tij heroike në Botëror, ku Argjentina fitoi edhe kupën.  Në ndeshjen që sot Aston Vila luajti në transfertë ndaj Notingham Forestit, martinez pësoi dy gola.

Por, ajo që u bë më virale dhe që po bën xhiron e rrjetit është mënyra sesi portieri argjentinas pësoi  golin e dytë në minutën e 47-të.

Orel Mangala goditi fort nga distanca dhe Martinez u duk fillimisht se bëri një ndërhyrje të mrekullueshme, por nga devijimi që mori topin në duart e tij, ai u fut në portë. Një gabim trashanik që nuk i falt një portieri me emër, aq më shumë Martinezit që u vlerësua para gjashtë ditësh me trofeun “Lev jashin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat