Guardiola: Keane e ka gabim

Futboll

Guardiola: Keane e ka gabim

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 18:18
Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka hedhur poshtë pretendimet e Roy Keane që bisedimet e tij në fushë me lojtarët e tij janë “për shfaqje”.

Guardiola këmbëngul se ai gjithmonë ka mesazhe të rëndësishme për t’u përcjellë lojtarëve të tij në momente të tilla.

“Nuk kam nevojë që në moshën time të bëj diçka për teatër”, u përgjigj Guardiola.

“Unë e respektoj shumë Roy Keane. Ndonjëherë kur përfundon ndeshjes futem në dhomat e zhveshjes, ndonjëherë qëndroj atje. Kur gjej një lojtar, ne bisedojmë për ndeshjen. E di që kamera është aty.

“Në atë moment isha në fushë, doja të festoja me tifozët.

“Ne biseduam për golin e dytë, rastin e humbur kur Andre Onana shpëtoi goditjen me kokë. Goditja me kokë mund të ishte më e fortë për ta dërguar topin në rrjetë me më shumë fuqi. Ndodhi me Erling kundër Burnley.

“Nuk mendoj që pas ndeshjes të shkoj te lojtarët për të bërë ndonjë spektakël për njerëzit. Unë mund ta kisha bërë brenda në dhomat e zhveshjes, sigurisht. E kam bërë shumë herë këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat