Ten Hag miraton shkëmbimin

Futboll

Ten Hag miraton shkëmbimin

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 18:43
Antony

Në gushtin e vitit 2022, Manchester United pagoli plot 95 milionë euro për të transferuar në Old Trafford nga Ajax, Antony. Pritshmëritë ishin të jashtëzakonshme për brazilianin, por kur ka kaluar më shumë se një vit nga transferimi i tij në Angli, sulmuesi ka zhgënjyer dhe këtë sezon në 11 paraqitje ende nuk ka asnjë gol apo asist në llogarinë e tij.

Ndaj, drejtuesit e United po mendojnë një tjetër opsion për 23-vjeçarin. Ideja është ajo e shkëmbimit të Antony me sulmuesin e Flamengos, Gabriel Barbosa të njohur ndryshe si Gabigol.

Në vendlindjen e tij, Antony do të kishte kohën e duhur për të rigjetur versionin e tij më të mirë ndërsa nga ana tjetër,

Gabigol është me shumë dëshirë për t’u rikthyer e për të treguar veten në Europë pasi aventura me Benficën dhe sidomos ajo me Inter nuk lanë një shije të mirë.

Trajneri Erik ten Hag duket se ka dhënë miratimin e tij për këtë lëvizje, që gjithsesi duhet theksuar se për momentin është vetëm një ide dhe nuk ka hapë konkretë të ndërmarrë nga palët e përfshira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat