Tirana “rrëmben” një pikë në transfertën e Skënderbeut

Futboll

Tirana “rrëmben” një pikë në transfertën e Skënderbeut

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 19:01
Tirana

Tirana “rrëmben” një pikë në transfertën e Skënderbeut

Nuk ka shkuar më shumë se barazimi, 1:1 sfida, mes “korçarëve” të Skënderbeut dhe “bardhebluve” të Tiranës, përballje kjo e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Kategoria Superiore.

Të golat e sfidës erdhën në pjesën e parë, teksa i pari e gjeti rrugën e rrjetës, sulmuesi i “korçarëve”, Ardit Nikaj, i cili ekzekuton në mënyrë mjeshtërorë, një 11-metërsh për ta çuar topin në rrjetë, në minutën e 26’ të sfidës, ndërsa vetëm 20 minuta më vonë, “fantazisti” brazilian Kaina tund rrjetën e kundërshtarëve për të barazuar shifrat në fundin e pjesës së parë, rezultat ky që mbeti i pandryshuar deri në fundin e lojës.

Falë këtij rezultati, “bardheblutë” e Tiranës mbesin po në vendin e 3-të të renditjes, me 18 pikë, 3 më shumë se Laçi i vendit të 4-t, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e 6 të tabelës, me 14 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat