Laçi shmang humbjen

Futboll

Laçi shmang humbjen

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 19:14
Pamje nga ndeshja

Teuta humb dy pikë në fund përballë Laçit në “Niko Dovana”, ku epesoi golin e barazimit (1-1) në minutat shtesë.

Skuadra e Edi Martinit mori epërsinë falë golit të shënuar nga Klejdi Daci në fundin e pjesës së parë, por nuk mundi ta ruante avantazhin. Kurbinasit barazuan në shtesë  me Myrtën.

Tirana nuk arrin dot të ruajë ritmin, teksa barazoi 1-1 në ndeshjen e luajtur në Korçë ndaj Skënderbeut.

Skuadra e Gvozdenoviçit shënoi e para me anë të Nikaj, ndërsa bardheblutë barazuan me anë të Kaina.

Pas rezultateve të së dielës, rivaliteti mbetet shumë i madh, teksa nga vendi i katërt deri në vendin e 10-të diferenca mes skuadrave është vetëm 2 pikë. Java e 12-të e Superiores do të mbyllet ne përballjen Partizani-Vllaznia, që do të luhet të hënën në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat