Monaco “kërcënon” PSG-në në garën për titullin

Futboll

Monaco “kërcënon” PSG-në në garën për titullin

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 19:45
Monaco

Monaco rikthehet te triumfi, duke bindur ndaj Brest-it në takimin e javës së 11-të të Ligue 1.

Pas fitores 2-0 në “Stade Louis II”, skuadra e Hutter vazhdon të mbetet kërcënuese ndaj Paris Saint-Germain në garën për titullin kampion.

Miqtë mund të kishin marrë avantazhin në minutën e 11’, pasi Le Douaron gjeti rrugën drejt rrjetës, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për faull.

Megjithatë sfida u zhbllokua në minutën e 16’, moment në të cilin Zakaria realizoi dhe kaloi Monaco-n në avantazh.

Brest pati mundësinë për të barazuar në minutën e 27’ me Brassier, por goli i tij u anulua për pozicion të parregullt.

Në pjesën e dytë Monaco do të shënonte sërish, me Golovin që realizoi golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 69’.

Si të mos mjaftonin dy golat e pësuar, në minutën e 90+3’ Brest mbeti me dhjetë lojtarë sepse Brassier u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e tij në inferioritet numerik.

2-0 dhe Monaco ngjitet në vend të dytë me 23 pikë, një më pak se PSG kryesuese, teksa Brest renditet në vend të gjashtë me 15 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat