Kosova e Duseldorffit importon tre pikë! Tre skuadra në garë për vend të parë 

Futboll

Kosova e Duseldorffit importon tre pikë! Tre skuadra në garë për vend të parë 

Nga: K. G. Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 20:04
Kosova e Duseldorffit

Tri skuadra luftojnë fyt për fyti për vendin e parë në Bezirksliga,.

Kosova e Dusseldorfit nuk ka gabuar , ka marrë tre pikë në udhëtim, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 DJK Sparta Bilk-ut.

Një ndeshje e mirë mes këtyre ekipeve por djelmoshat kuqezi treguan angazhim e lojë të mirë dhe u kthyen me tre pikë të mëdha. 

Renditja – pesë vendet e para

1. SG Benrath-Hassels    13    12    1    0    48:13    37
2. TSV Eller 04    13    12    0    1    51:16    36
3. Kosova    13    11    1    1    43:11    34
4. DJK Gnadental    13    8    3    2    45:23    27
5. TV Kalkum-Wittlaer    13    5    6    2    37:26    21

“3 pikë të rëndësishme në udhëtim.

Klubi ynë arriti ti marr edhe 3 pikë nga ndeshja derbi kundër Sparta Bilk me një ndeshje të një anshme e cila mundi të përfundoj edhe me rezultat më të thellë mirëpo 3 pikë të mirëseardhura gjithsesi.

Me golat e shënuar nga Ferdi Acar (16’) dhe Max Stellmach (75’) klubi ynë qëndron në vendin e 3 në tabele me vetem 3 pikë larg vendit të parë.

Faleminderit për përkrahjen dhe shihemi ndeshjen e rradhës këtë të diele kundër TSV Eller me fillim nga ora 15:00”, njofton FC Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat