Dardanet nesër udhëtojnë në Slloveni! Albina Rrahmani: Synimi ynë është të fitojmë ndeshjet një nga një

Futboll

Dardanet nesër udhëtojnë në Slloveni! Albina Rrahmani: Synimi ynë është të fitojmë ndeshjet një nga një

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 22:02
Dardanet

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave nesër do të udhëtojë drejt Sllovenisë, ku prej 8 deri më 14 nëntor do t’i zhvillojë ndeshjet kualifikuese për Evropianin “Lituania 2024”.

Kosova bën pjesë në Ligën B, në Grupin 3 dhe për të vazhduar rrugëtimin drejt Evropianit duhet ta fitojë grupin ose të jetë skuadra e pozitës së dytë me bilancin më të mirë. Dardanet U19 kanë qenë të akomoduara për tri ditë në Kampin Nacional në Hajvali, ku nën drejtimin e përzgjedhëses Albina Rrahmani dhe stafit të saj kanë zhvilluar përgatitjet për këto ndeshje kualifikuese.

“Jemi grumbulluar prej të premtes në kamp.

Stërvitjet kanë shkuar mirë, ku vajzat kanë treguar përkushtim dhe vullnet të madh për punë. Ato gjatë këtyre ditëve janë munduar të zbatojnë në përpikëri detyrat e dhëna.

Kemi një grup të mirë të futbollisteve, teksa nesër do të na bashkohen edhe vajzat që luajnë jashtë vendit.

Atmosfera në grup është shumë e mirë dhe i presim me pozitivitet ndeshjet kualifikuese. Jemi në një grup me ekipe që nuk i njohim shumë, por po mundohemi të përgatitemi sa më mirë.

Synimi ynë është të fitojmë ndeshjet një nga një dhe të promovohemi në Ligën A.

Natyrisht se nuk do të jetë e lehtë për ta arritur këtë objektiv, por motivi tek vajzat për sukses është i madh”, ka thënë përzgjedhësja e kësaj grupmoshe, Albina Rrahmani.

Ajo për këtë turne kualifikues do t’i ketë në dispozicion 20 futbolliste, pjesa dërrmuese e të cilave janë nga kampionati vendor. Ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë kundër Azerbejaxhanit, më 8 nëntor. Më pas ballafaqohet me Moldavinë, më 11 nëntor dhe në fund me Slloveninë, më 14 nëntor. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 12:00.

Lista e futbollisteve

Rajmonda Spahiu Mitrovica
Djellza Mehmeti EP Hajvalia
Kreshnike Ramaja Dukagjini
Agnesa Aliu 16 Qershori
Vlera Gashi Kosova Vr
Bardha Gjonbalaj Kosova Vr
Bardha Mahmuti EP Hajvalia
Sahare Berisha EP Hajvalia
Olsa Musliu Kosova Vr
Besjana Zogaj Dukagjini
Verolinda Hulaj Oppsal
Alba Shabani Presingu
Rreze Gashi Malisheva
Diellza Krasniqi 16 Qershori
Aurona Racaj Dukagjini
Shenarta Bela EP Hajvalia
Dorina Qorri 16 Qershori
Erblina Salihu EP Hajvalia
Eltina Bozhdaraj SVE Evelsberg
Lorita Islami FC1 Nurnberg

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat